Inter ka hedhur në tapet Milan-in në derbi dhe ka marrë toren e katërt radhazi në katër javët e para të kampionatit. Trajneri i zikaltërve, Antonio Conte, e ka komentuar toren e arritur në derbi në një intervistë të dhënë për DAZN pas ndeshjes.
– Brozovic dhe Lukaku kanë bërë paqe në fushë.
“Do të doja të kisha më shumë probleme të tilla më njerëz si ata. Janë dy djem të jashtëzakonshëm, si të gjithë të tjerët. Ndonjëherë zemërohem me ata, sepse janë më të mirë se duhet. Në fushë duhet të jesh më i djallëzuar. Edhe mua më ka ndodhur të zihem me një shok skuadre dhe më pas të darkoj me të. Kështu përforcohet miqësia”
– Qetësi, por edhe vetëdije? Ky po bëhet Inter- i Conte-s?
Conte: Fitore e merituar, por duhet të jemi më të djallëzuar në fushë | Telesport https://telesport.al/conte-fitore-e-merituar-por-duhet-te-jemi-me-te-djallezuar-ne-fushe 2/3 “Të themi se ishte një derbi dhe se këto janë gjithmonë ndeshje të veçanta, aspak të lehta për t’u tuar. Përballesh me skuadra të rëndësishme si Inter dhe Milan. Ka shumë kënaqësi, lojtarët kanë bërë një ndeshje të mirë në çdo aspekt. Vinim nga një paraqitje që na kishte lënë një shije të hidhur në gojë, por që na ka motivuar akoma më shumë për ta përgatitur derbin në mënyrën më të mirë. Fitore e merituar, jam i kënaqur për lojtarët dhe për tifozët”.
– Lukaku mund të japë më shumë?
“Absolutisht, këtë e di edhe ai. Romelu ka ardhur këtu falë aftësive të tija, nëse shfrytëzohet në mënyrën e duhur mund të bëhet një lojtar shumë i rëndësishëm. Është vetëm 26 vjeç, Lautaro është 22. Janë djem me të cilët duhet punuar dhe unë duhet t’i përmirësoj lojtarët e mi nëpërmjet punës”.