Visar Musliu i bashkohet  Demirit te Vardari

Visar Musliu në sezonin e ri futbollistik do të jetë shqiptari i dytë që do të luaj te kampionët në fuqi të Vardarit, pas Besir Demirit.

Futbollisti nga Gostivari zhvilloi sezonin e tij të fundit me fanellën Renovës, pasi pritet që i njëjti më së voni deri në fund të kësaj jave, të firmos kontratë profesionale me Vardarin.

Emri i Musliut me një transferim te kampionët e ri të vjetër të futbollit elitarë vendor ishte ndërlidhur edhe sezonin  e kaluar, mirëpo deri te një transferim i tillë asaj kohe nuk erdhi.

Megjithatë  kësaj rradhe gjërat qëndrojnë ndryshe, ndërsa burime të sigurta për “infOSport.mk” bëjnë me dije se Musliu veçmë ka nënshkruar kontratë tre vjeçare dhe se pritet që gjatë ditës së sotme një gjë e tillë të konfirmohet edhe nga ana e drejtuesve të Vardarit.

Mbrojtësi 22-vjeçar ishte ndër futbollistët më standard te Renova sezonin që lamë pas. Ai luajti në 33 ndeshje si titullar, duke shënuar edhe 4 gola, ndërsa më shumë se ai luajtën vetëm portieri Eglant Haxho (35 ndeshje) si dhe dyshja Nenad Mishkovski dhe Argjent Gafuri që kishin zhvilluar nga 34 ndeshje.

Musliu pjesë e Renovës është që nga viti 2013-të, ndërsa që nga atëherë ka zhvilluar plotë 70 ndeshje, duke realizuar edhe 9 gola.

Ai gjithashtu duke filluar nga data 15 qershor me Maqedoninë U21 do të luaj në Europianin për të rinj që do të mbahet në Poloni. Maqedonia në këtë Europian është në grup bashkë edhe me kombëtaret si Spanja, Portugalia dhe Serbia.

Leave a Reply