Mbrojtësi shqiptar me origjinë nga Gostivari, Shkodran Mustafi, e ka pranuar se situata nuk është aspak e mirë në Londër dhe se mund të largohet nga Arsenali në një të ardhme të afërt.
Duke folur për “Sport Bild”, Mustafi u pyet për mundësinë e rikthimit në Gjermani.
“Do të bëj gjithmonë çfarëdo që më përshtatet mua dhe familjes. Kam grua dhe dy fëmijë, kështu që duhet të pajtohen edhe ata. Nëse klubet e Gjermanisë tregojnë interesim dhe më përshtaten mua, jam i hapur për t’u rikthyer në Bundesligë” – tha Mustafi.
Mustafi është pjesë e Arsenalit që nga viti 2016. Ai ka bërë 115 paraqitje me “Topçinjtë”, duke realizuar edhe 8 gola.