Shkëndija ka arritur që të lidh dy fitore të njëpasnjëshme në kampionat, pasi pas Rabotniçkit të shtunën, sot ata mundën edhe rivalin lokal Renovën.
Armend Alimi dhe Besart braimi nga penaltia në minutat e fundit sollën tre pikë të rëndësishme për Shkëndijën, e cila tashmë vazhdon ngjitjen në renditjen tabelare.
Në këtë drejtim, sipas trajnerit Erhan Selimi më shumë se loja, e rëndësisë kapitale ishte të merren pikë maksimale.
“E rëndësishme është fitorja, pasi ne në këto dy ndeshje kishim objektiv të marrim 6 pikë dhe këtë qëllim e arritëm. Ndeshja e sotme ndoshta nuk ishte shumë e bukur për syrin e publikut, mirëpo imperativi për të fituar sjell edhe presion. Me rëndësi fituam dhe tani vazhdojmë të marrim ndeshjet me rradhë njëra pas tjetrës” – tha trajneri i Shkëndijës, Erhan Selimi.