Fisnik Nuhiu për herë të parë flet nga një pozicion tjetër dhe e pranon, më mungon adrenalina e futbollit!

Ndeshja e fundit midis Renovës dhe Shkëndijës, ishte ndeshja më e rëndë në karrierën e Fisnik Nuhiut, aktualisht drejtorit sportiv të “gjipspunuesve”.

Atë kohë, me 26 maj (2019) kapiteni legjendar i skuadrës nga Xhepçishti, vendosi ti thotë lamtumirë futbollit aktiv, ashtu që ndeshjen e sotme i njëjti do ta përcjellë nga një pozicion tjetër dhe nga tribuna.

I pyetur nga “infOSport.mk”, se cila pozitë do ishte më e mirë për të, Nuhiu me përgjigje: “Këto ndeshje derbi janë më të mira kur je në fushë dhe jo jashtë saj, dhe është e vështirë kur e dinë se ajo kohë ka mbaruar. Por kështu e ka futbolli dhe jeta, gjërat e bukura nuk zgjasin përgjithmonë. Janë ndeshjet më speciale dhe më motivuese për futbollistët. Do e shoh se si do ndjehem nga jashtë, por sigurisht se më mungon ajo adrenalinë e të luajturit futboll”.

Nuhiu edhe në këtë ndeshje rolin e favoritit i’a la Shkëndijës.

“Shkëndija është favorite, por Renova po kalon në formë të mirë, pavarësisht dy humbjeve rradhazi. Nuk mund të parashikojë rezultatin, por besojmë maksimalisht te lojtarët tanë, besojmë në një barazim” – përfundoi Nuhiu.

Me të në fushë, ndeshjen e fundit kundër Shkëndijës, Renova e kishte fituar me rezultatin 3:2.

Leave a Reply