Përveç ndeshjeve të ligës së dytë, sot në futbollin vendor në program ishin edhe ndeshjet e Ligave të katërta në vendin tonë, ndërsa gjithë vëmendjen pa dyshim se morri derbi kumanovar i skuadrave shqiptare, Bashkimit dhe Milanos, njofton “infOSport.mk”.
Se Kumanova dhe dy skuadrat respektive meritojnë më shumë se ky rang garash, dëshmoi edhe ndeshja e tyre e sotme, ku edhe pse bëhej fjalë për ndeshje të Ligës së katërt, tribunat e stadiumit të Bashkimit ishin përplotë me tifoz, të cilët në fund u ndanë të kënaqur nga gjithë ajo që treguan aktorët në fushën e blertë.
Fitorja i takoi Bashkimit, skuadër kjo që falë golave të shënuar nga Muharem Iseni, Junuz Salihi dhe Ersin Neziri, në fund shënoi fitore 3:1 përballë Milanos në hapje të sezonit të ri, në të cilin drejtuesit e skuadrës “zigjelbër” nga Kumanova shpresojnë shumë të rikthehen aty ku edhe e kanë vendin, transmeton “infOSport.mk”.
Rikujtojmë Bashkimi në historinë e vetë ka të fituar Kupën e Maqedonisë, ndërsa vlen të theksohet se vite më parë këto dy skuadra luanin rol të rëndësishëm në eliltën e futbollit vendor, madje prezantonin vendin tonë në arenën ndërkombëtare.