Komiteti ekzekutiv i UEFA-s ka miratuar propozimin për zëvendësimin e katërt në një ndeshje futbolli që do shkonte në vazhdime, dy herë nga 15 minuta.
Një vendim i këtillë u morë gjatë ditës së sotme në Kardif, vetëm dy ditë para finales së madhe të Ligës së Kampionëve Europian midis Juventusit dhe Realit të Madrdit.
Kjo risi do të aplikohet për herë të parë në turnetë e kësaj vere për të rinj si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat nga 19-21 vjeç.
Me këtë vendim UEFA kujdeset për shëndetin e futbollistëve.
Një tjetër propozim që u diskutua ishte edhe rreth kartonit të kuq të përkohshëm, që nuk morri mbështetjen e nevojshme dhe i njëjti nuk do të aprovohet.
Problemi me hotele jo të mjaftueshme në Kardif, bëri që UEFA në të ardhmen të jetë më e vëmendshme në zgjedhjen e qyteteve nikoqire të ndeshjeve finale europiane.
Takimi i ardhshëm i Komitetit Ekzekutiv do të mbahet më 21 shtator në Nion të Zvicrës.