Skuadra e Atletiko Madridit nuk do të ketë mundësi që të transferojë lojtarë të rinjë në mërkaton verore. Ky është vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv të Lozanës ( CAS), i cili ka pranuar vetëm pjesërisht ankesën e klubit madrilenë, që ishin të sanksionuar për parregullsi në transferimin e lojtarëve të mitur.
FIFA në tetor dënoi të dy klubet madrilene Realin dhe Atletikon, për shkak se kanë vendosur nën kontratë lojtarë të huaj minorenë, një vendim i cili është në kundërshtim me statutit për transferim të lojtarëve.
Ankesa e Realit të Madridit u pranua në “CAS”, ndërsa ajo e Atletikos vetëm pjesërisht, duke lënë kështu deri në 1 janar të vitit 2018 pa merkato skuadrën e Simeones.
Si duket tashmë objektivi i drejtuesve të Atletikos, që ishte futbollisti i Lionit, Lakazet “bie në ujë”, ndërsa as Antuan Grizman nuk besohet që do të lëviz në ndonjë klub tjetër.