Ylli portugez i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo së fundmi ka vlerësuar Lionel Mesin e Barcelonës.
“Më pëlqen t’i shoh të gjithë lojtarët e mirë dhe Messi është një prej tyre. Ai është një lojtar i madh dhe me të vërtetë kënaqem duke e parë atë në fushë dhe të gjithë lojtarët e mëdhenj”, ka thënë Ronaldo për “Fox Sports” në Argjentinë.
Portugezi gjatë intervistët në vijim ka folur edhe për marrëdhëniet dhe raportet që ka me yllin argjentinas, duke potencuar se nuk i pelqejnë krahasimet që bëhën në media ndërmjet tyre.
“Sa herë që jam me të, kam një marrëdhënie shumë të mirë. Nuk është se shkoj në shtëpinë e tij dhe hamë së bashku. Ai nuk është mik, por e konsideroj një shok në profesion dhe jo rival, sepse nuk më pëlqen si krahasim. Është pjesë e punës dhe e botës së futbollit”, është shprehur Ronaldo.
Mesi dhe Ronaldo janë dy futbollistët më të mirë në botë që 9-të vitet e fundit kanë fituar “Topin e Artë”. Kujtojmë që Kristiano Ronaldo me Realin dy ditë më vonë do të luaj në finale e madhe të Ligës së Kampionëve kundër Juventusit.