Fenerbahçe po mendon të rinovojë kontratën e sulmuesin e Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi.
Muriqi te gjigandët turq u transferua gjatë kësaj vere nga rradhët e Rizespor, për një shifër të raportuar prej katër milion eurosh.
Megjithatë, ndikimi i tij ka qenë i madh dhe i menjëhershëm duke gjetur rrjetën thuajse në çdo ndeshje që ka luajtur me skuadrën nga Stambolli.
Sulmuesi prizrenas gjithashtu ka shkëlqyer me Kosovën në dy ndeshjet e fundit eliminatore ndaj Çekisë dhe Anglisë, ku shënoi dy gola dhe duke bërë dy asistime.
Këto paraqitje kanë bërë që Muriqi të bie në radarin e shumë klubeve të mëdha evropiane si Lacio, Atletiko Madrid dhe Totenham, por, sipas mediave turke, klubi i madh nga Stambolli nuk pritet ta lëshoj lehtë yllin e Kosovës, pasi do të kërkojë plot 50 milionë euro për shërbimet e tij.
Fenerbahçe synon fillimisht blindimin e Muriqit dhe pastaj vendosjen e kluazolës në kontratën e tij.