Khabib Nurmagomedov (28 -0 MMA, 14-0 UFC) vazhdon të mbetet i pamposhtur në luftërat e MMA-së, duke dëshmuar edhe njëherë tjetër se është mbreti i UFC-së, shkruan “infOSport.mk”.
I linduri në Dagestan, arriti që të nënshtrëojë kundërshtarin e tij Dastin Porie (25-6 MMA, 17-5 UFC) pas 2 minutave e 6 sekondave në raundin e dytë, edhe atë me “Reed-non-Choke”.
Khabib wins after an intense grappling match #UFC242 pic.twitter.com/LHUEXAbIDA
— Mixtape Madness (@MixtapeMadness) September 7, 2019
Kësisoj Nurmagomedov jo vetëm që mbetet i pamposhtur në luftërat e këtij sporti, mirëpo arriti që të mbroj titullin e vitit të kaluar, kur në të njëjtën mënyrë kishte mposhtur Konor MekGregorin.
Porie meriton shumë respekt edhe përkundër disfatës, pasi në dy tre raste tentoi të bënte më shumë përballë mbretit absolut, i cili në shenjë respekti ndaj luftëtarit amerikan ndërroi fanellat.
Khabib Nurmagomedov kampion absolut
Публикувахте от infosport.mk в Събота, 7 септември 2019 г.