Kosova është duke e vazhduar rrugëtimin e saj në eliminatoret për Kampionatin Europian. “Dardanët” në këto momente po luan kundër Çekisë në kuadër të grupit “A” eliminatorë.
Më një fitore në këtë ndeshje, futbollistët e Kosovës do të afroheshin më shumë ëndrrës të quajtur “Euro 2020”.
Për ta bërë këtë duhet të kthehet pesë vite më parë, kur nën drejtimin e Albert Bunjakut, Kosova e merrte fitoren e parë, pasi iu lejuan ndeshjet miqësore.
Në Prishtinë para mijëra shikuesve kishte ardhur fitorja e parë përballë Omanit, falë një goli të shënuar nga Imran Bunjaku nga pika e bardhë.
Ndërkohë sa i përket takimit të sotëm, shumë më të fortë, Kosova pas 35 minutave lojë po barazon 1:1 me Çekinë.