Shaban Sulejman edhe për herë të tretë gjatë karrierës së tij do të luaj me fanellën e Vëllazërimit të Kërçovës, njofton “infOSport.mk”.
Mesfushori shkupjan pjesë e skuadrës kërçovare ishte edhe gjatë sezoneve 2015/2016 dhe 2017/2018, kur pikërisht kjo skuadër udhëhiqej nga strategu aktual, Nazmi Ajdini.
Sulejman, kështu bëhet shkupjani i dytë që i bashkohet Vëllazërimit në këtë afat kalimtarë të verës, pas Bujar Ilazit të FC Shkupit.
“Pikërisht kryetari i ri i KF Vëllazërimit, Ruzhdi Aliu është njeriu që ka bërë që unë prap të veshë fanellën e Vëllazërimit. Sinqerisht këtij njeriyu nuk munda ti them jo. Para 3 viteve kur isha pjesë e kësaj skuadre, ishte pikërisht ky njeri në krye të skuadrës dhe kemi kaluar shumë mirë, ashtu që mund të them se pikërisht Ruzhdi Aliu dhe Xhevdet Dalipi, janë personat që më kanë bindur të rikthehem sërish në Kërçovë” – tha enkas për “infOSport.mk”, Shaban Sulejman.
Vëllazërimi pas dy xhirove të para në Ligën e Dytë – Perëndim, numëron 4 pikë, ndërsa në ndeshjen e javës së tretë kjo skuadër do të përballet me Gostivarin si mysafir, kur edhe pritet që debutimin e tij me Vëllazërimin e Kërçovës gjatë këtij sezoni ta bëjë edhe Shaban Sulejman.