Shkupi pa shumë probleme mundi Besën, shënon edhe talenti Rahmani

FC Shkupi ka shënuar fitore 5:1 ndaj Besës së Dobërdollit, skuadër kjo që garon në ligën e tretë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”.

Në miqësoren e zhvilluar në Çair, futbollistët “bardhekaltër” ishin dukshëm skuadër më e mirë se ajo nga Gostivari, që shihet si një ndër pretendentët kryesor për inkuadrim në ligën e dytë.

Ndryshe golat për “bardhekaltërit” nga Çairi në këtë ndeshje i shënuan Muharem Bajrami, Fati Ismaili, Besart Krivanjeva, Dembo dhe Hamza Rahmani, 17-vjeçari, i cili tashmë një kohë më të gjatë është pjesë e ekipit të parë të FC Shkupit.

Në këtë ndeshje pas një pauze më të gjatë u paraqit edhe portieri Igor Aleksovski, ndërsa gjithashtu për herë të parë pas dy muajve në një ndeshje luajti edhe Besar Iseni.

Dy lajme të mira këto për drejtuesit e FC Shkupit, të cilët pritet së shpejti të zyrtarizojnë edhe emrin e trajnerit të ri, i cili me siguri se do ta ketë më lehtë në skuadër bashkë me portierin, Alekovski dhe fantazistin, Iseni.

Leave a Reply