Pauzën në kampionatin vendor për shkak paraqitjes së përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në eliminatoret për Europianin e vitit 2020, shumë skuadra nga elita jonë po e shfrytëzojnë për ndeshje miqësore, njofton “infOSport.mk”.
Ishte Renova, skuadra që zhvilloi sot një miqësore luksi në Kërçovë ndaj skuadrës së Kastriotit nga Shqipëria.
Ndeshja u mbyll miqësisht me rezultatin 2:2, me “gjipspunuesit” që avansuan të parët në këtë ndeshje, falë golit të shënuar nga Lutfi Bilali, mirëpo që pjesa e parë foli në të mirë të mysafirëve, të cilët falë golave të shënuar nga Bardhi (12’) dhe Ajazi (28’), në pushim shkuan me rezultatin 2:1.
Renova golin e barazimit e realizoi gjatë pjesës së dytë, me anë të sulmuesit Remzifaik Selmani, që njëherit është edhe golashënuesi më i mirë i skuadrës tetovare në sezonin e ri kampional, ku në 4 ndeshje ka regjistruar 3 gola.
Rikujtojmë Renova në 4 xhirot e para ka tubuar 7 pikë, duke mbajtur aktualisht pozitën e katërt në tabelën e klasifikimit, transmeton “infOSport.mk”.
Në kuadër të javës së 5-të, Renova do të luaj me kryesuesit aktual të Akademia Pandev, që në 4 xhiro kanë tubuar 10 pikë.