Mesfushori kosovar, Besar Halimi, ka vendosur që të largohet nga elita e futbollit danez dhe të vazhdojë karrierën e tij në Bundesliga 2, te skuadra e Sandhausen.
24 vjeçari e shfrytëzoi ditën e fundit të afatit kalimtar për tu transferuar te kjo skuadër gjermane, që pas 5 xhirove të para të sezonit të ri me 10 pikë të tubuara renditet në vendin e 3-të.
Halimi te Sandhausen do ti bashkohet futbollistit tjetër të përfaqësueses së Kosvës, Leart PaЗarada.
Halimi me Sandhausen ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare, ndërsa rikujtojmë se i njëjti është pjesë e grupit të futbollistëve të përfaqësueses kosovare që në Prishtinë po përgatiten për ndeshjet eliminatore kundër Çekisë dhe Anglisë.