Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, ka zhvilluar sot pasdite stërvitjen e parë në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet eliminatore ndaj Izraelit dhe Letonisë.
Për transfertën ndaj Izraelit për mediat ka folur mesfushori i përfaqësueses së vendit, Elif Elmas.
“Na presin ndeshje të vështira, pasi për ne këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme. E vështirë është përballja me Izraelin, por duhet ti marrim tri pikë”, tha Elmas.
I pyetur nga gazetarët se a është koha për të marrë epitetin e liderit në përfaqësuese pas Pandevit, i riu i Napolit mendon se për këtë privilegj ka tjerë futbollist para tij.
“Mendojë që nuk ndjej ndonjë presion, pasi është ende herët për ta udhëhequr unë përfaqësuesen, pasi ka futbollistë më të vjetër siç është Bardhi dhe Xhani, pastaj më vonë do të shohim, pasi për momentin është shumë herët”, shprehet Elmas.
Maqedonia e Veriut ndeshjen e parë të shtatorit do ta zhvillojë me 5 shtator kundër Izraelit në transfertë, teksa vetëm 4 ditë më pas (9 shtator), sërish në transfertë do të përballet me Letoninë.