Mahmut Alpaslan nuk është, por edhe nuk do të jetë trajner i FC Shkupit. Informacionet e “infOSport.mk” flasin se i njëjti te skuadra “bardhekaltër” kishte ardhur si një mik i klubit, ndërsa mediat në vend ende pa konfirmuar lajmin kishin publikuar se i njëjti do të marrë drejtimin e FC Shkupit.
Ai si mysafir i skuadrës nga Çairi qëndroi për disa ditë, ndërsa tashmë ndodhet në Turqi pranë familjes së tij.
Burime pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se trajneri i ri i FC Shkupit do të jetë sërish i huaj, ndërsa i njëjti pritet të prezantohet ditëve në vijim.
Rikujtojmë pas ndeshjes së xhiros së tretë me Renovën, kur FC Shkupi barazoi 2:2 në Çair, Umit Karan para mediave paralajmëroi largimin e tij, me preteksin se nuk ishte i kënaqur me rezultatet e arritura nga 3 xhirot e para, kur skuadra nga Çairi tuboi 4 pikë.