De Biasi publikoi listën për ndeshjet e qershorit

Strategu italian i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi ka publikuar sot listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës që “kuqezinjtë” do ti zhvillojnë gjatë muajit qershor.

Shqipëria më 4 qershor (ora 19.00) në “Stade Josy Barthel” do të zhvillojë miqësore kundër Luksemburgut, ndërkohë një javë më pas, më 11 qershor do të zhvillojë edhe ndeshjen e rradhës eliminatore për Botërorin “Rusi 2018” kundër Izraelit.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Sammy Ofer Stadium” me fillim në ora 20:45, ku “kuqezinjtë” do të kërkojnë të ju hakmerren izraelitëve për atë disfatë të rëndë në “Elbasan Arena”, (0:3).

Në listën e publikuar nuk ka ndonjë emër të ri, ndërsa risi është rikthimi në kombëtare i dyshes, Ergys Kaçe – Ermir Lenjani, ndërsa pjesë e saj do të jetë edhe futbollisti kumanovar, Naser Aliji.

Që të dy futbollistët mungonin prej disa kohësh në kombëtaren “kuq e zi”, ndërsa tani De Biasi ka vendosur të ju  japë edhe një shans tjetër. Për shkak të lëndimit në përballjet me Luksemburgun dhe Izraelin do të mungojë sulmuesi, Bekim Balaj.

LISTA E FUTBOLLISTËVE TË FTUAR NGA ANA E DE BIASIT:

PORTIERË: Strakosha, Hoxha, Shehi
MBROJTËS: Alijii, Ajeti, Gjmshiti, Hysaj, Mavraj, Veseli
MESFUSHORË:Basha M, Kace, Memushaj, Roshi, Lila, Lenjani, Kukeli, Abrashi
SULMUES: Llullaku, Cikalleshi, Sadiku, Latifi, Grezda, Hyka

Leave a Reply