Qatip Osmani kontaktohet nga Prishtina!

Pas shkarkimit të Mirel Josës, Prishtina ka nevojë për një trajner të ri, ndërsa informacionet e fundit flasin, se timonin e skuadrës kosovare mund ta marrë trajneri i deridjeshëm i Shkëndijës, Qatip Osmani.

Ky i fundit u shkarkua nga ana e drejtuesve të Shkëndijës, skuadër kjo që në 4 xhirot e para regjistroi 1 barazim dhe 3 disfata, edhe atë ndaj skuadrave si Akademia Pandev, Sileksi dhe Borec.

Thuajse fatin e njëjtë në anën tjetër pati edhe Mirel Josa, i cili nga gjithsej 3 xhiro sa janë zhvilluar në  Ipko Superligën e Kosovës, me Prishtinën e tij zhvilloi dy ndeshje, duke marrë vetëm një barazim 1:1 ndaj Flamurtarit të Artim Shaqirit dhe duke pësuar në derbin ndaj Feronikelit.

Mbetet të shihet nëse e gjithë kjo do ta marrë formën e duhur dhe Qatip Osmani të zë vendin e Mirel Josës, me të vetmin qëllim rikthimin e titullit në kryeqendrën kosovare.

Nëse do të ndodhte një gjë e tillë atëherë Osmani do të bëhej trajneri i katërt shqiptarë nga Maqedonia e Veriut që do të udhëhiqte një skuadër në Ipko Superligën e Kosovës, aty ku veçmë janë, Ardian Nuhiu (Drita Gjilan), Artim Shaqirit (Flamurtari) dhe Xhengis Rexhepit (Dukagjini).

 

Leave a Reply