Qatip Osmani nuk është më trajner i Shkëndijës së Tetovës. Kampionët në fuqi kanë shkarkuar Osmanin nga detyra e shefit të stafit teknik.
Ky vendim nga kryesia e kuqezinjëve, erdhi pas disfatës së sotme të Shkëndijës në kampionat nga Boreci i Velesit. Kjo ishte disfata e 3-të e tetovarëve në katër ndeshje të zhvilluara në sezonin e ri, ndërsa një ndeshje barazuan.
Shkëndija pas kësaj xhiroje, mban vendin e fundit në tabelë me vetëm një pikë të grumbulluar. Deri në emërimin e trajnerit të ri , si ushtrues detyre kuqezinjtë kanë caktuar, Erhan Selimin.