Shkëndija asessi të këndellet sezonin e ri futbollistik, teksa kampionët në fuqi të vendit sot pësuan edhe disfatën e tretë pas 4 xhirove të zhvilluara, njofton “infOSport.mk”. Të besuarit e trajnerit Qatip Osmani u mundën nga Boreci me rezultatin minimal 1:0, disfatë kjo identike, sikurse në dy ndeshjet paraprake si mysafir kundër Akademia Pandevit, gjegjësisht Sileksit.
Shkëndija ashtu edhe siç pritej e morri inciativën që nga fillimi i takimit, duke u kanosur me Besart Ibraimin, që në minutën e 15-të qëlloi shtyllën e portierit Burhan Mustafa të Borecit, i cili vetëm dy minutua më pas arriti që të ndalë një goditje të bomberit kërçovarë nga pika e bardhë.
Shkëndija vazhdoi të kërkojë golin në këtë ndeshje, mirëpo rastet e tyre nuk ishin se mund të prodhonin golin e shumëdëshiruar në rrjetën e vendasve, të cilët në minutën e 80-të me anë të sulmuesit Nikolla Prelçec arritën që të shënojnë atë gol të shumëpritur në Ligën e Parë pas plotë 18 viteve.
Rikujtojmë ishte kjo fitorja e parë për Borecin në sezonin e ri, skuadër kjo që deri më tash kishte marrë vetëm një barazim pa gola ndaj Vardarit, teksa kishte humbur në transfertat ndaj FC Shkupit, gjegjësisht Akademia Pandevit.
Goli i Prelcec qe i mundesoi Borecit tre pikeshin e pare ne LPFM
Goli i Prelcec qe i mundesoi Borecit tre pikeshin e pare ne LPFMBORECI – SHKENDIJA 1:0(N. Prelcec 80')
Публикувахте от infosport.mk в Събота, 31 август 2019 г.