Në Monako të Francës është hedhur shorti për edicionin e ri 2019/2020 në kuadër të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm europian në nivel klubesh, Liga Europa.
Këtë edicion janë shumë skuadra të njohura që marrin pjesë në garën e dytë më të madhe evropiane për klube, kështu që gjiganti anglez, Mançester Junajtedi do të bëjë pjesë në grupin “L”, së bashku me Astanën, Partizanin e Beogradit dhe AZ Alkmarin.
Një tjetër gjigand anglez, Arsenali, do të jetë në grupin “F”, së bashku me Frankfurtin, Standard Liezhin dhe Vitorian, ndërsa një grup mjaft i vështirë do të jetë ai “G”, ku bëjnë pjesë Porto, Jang Bojs, Fejenordi dhe Gllazgou Renxhersi.
Grupet e edicionit 2019/2020 në Liga Europa. Shihni në cilin grup bënë pjesë skuadra e juaj e zemrës…
Публикувахте от infosport.mk в Петък, 30 август 2019 г.
Aspak më i lehtë nuk do të jetë edhe grupi “J”, ku Roma shihet sërish si favorite përballë gjermanëve të Borusia Menhengladbah, turqve të Istanbul Bashakshehir dhe austriakëve të Ëolfsberger.
Grup shumë i vështirë pritet të jetë edhe grupi “K’, ku Beshiktashi do të përballet me portugezët e Braga, anglezët e Vulverhempton dhe sllovakët e Slovan Bratislava.
Ndeshjet e xhiros së parë në të gjitha 12 grupet e Liga Europa, në program janë me datë 19 shtator.
Liga Europa, sezoni 2019/2020 |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|