Seleksionuesi Kiril Izov ka caktuar futbollistet me të cilat do t’i kundërvihet Austrisë në Vienë. Në mesin e tyre bëjnë pjesë edhe 4 futbolliste shqiptare, përfshirë këtu edhe Gentiana Roçin, që luan në Finlandë me ekipin e Kups.
Ndeshja kundër Austrisë që në program është me datë 3 shtator (e martë), është e para në grupin “G” e vlefshme për eliminatoret për Kampionatin Europian.
Përgatitjet për ndeshjen me Austrinë përfaqësuesja e femrave do t’i zhvillojë në Shkup dhe Vienë. Të dielën është paraparë udhëtimi drejt Vienës, ndërsa ndeshja do të luhet të martën me fillim në orën 18:00.
LISTA E FUTBOLLISTEVE TË FTUARA: |
Portiere: Viktorija Pançyrova (Tiveria), Syarta Roçi (AS Junajted), Magdalena Lekoska (QS Istatov); |
Mbrojtëse: Pavlinka Nikollovska (Dragon 2014), Dragana Koleska (QS Istatov), Dragana Kostova (Dragon 2014), Jovana Gjorgjioska (Despina Prilep), Simona Krstanoska (Breznica, Mali i Zi), Ane Bosheska (Tiveria); |
Mesfushore: Natasha Andonova (Levante-Spanjë), Jana Çubrinovska (Despina Prilep), Katerina Mileska (Despina Prilep), Aleksandra Markovska (Despina Prilep), Aleksandra Ristovska (Tiveria), Julija Zhiviq (Dragon 2014); |
Sulmuese: Eli Jakovska (Konakbelediespor, Turqi), Yllza Maksuti (AS Junajted), Gentiana Roçi (Kups, Finlandë), Teodora Dimoska (Tiveria), Hava Mustafa (Shkëndija); |