Agjenti i futbollistit shqiptarë, Elseid Hysaj, Mario Giuffredi konfirmon se mbrojtësi i djathtë i Napolit ka pranuar të bashkohet me Valencian, ndërsa pritet marrëveshja mes klubeve.
Valencia dëshiron që Hysaj të zëvendësojë Kristiano Piccinin, i cili po përballet me një lëndim të rëndë në gju që do ta mbaj disa muaj jashtë fushave.
Dhe agjenti i Hysajt, Giuffredi pranoi se klienti i tij ka arritur marrëveshje personale me skuadrën nga Mestalja dhe se pritet vetëm marrëveshja mes dy klubeve.
“Hysaj mund të bashkohet me Valencian, por gjithçka është akoma në ajër”, ka thënë fillimisht Giuffredi për Sportitalia.
“Ne kemi arritur një marrëveshje me Valencian. Tani Napoli do të duhet të gjejë një marrëveshje me lojtarin, por kërkon kohë sepse është një transferim ndërkombëtar” – ka përfunduar Giuffredi.
25-vjeçari Hysaj pjesë e Napolit është që nga vera e vitit 2015-të, ndërsa me fanellën e skuadrës nga “San Paolo” numëron 171 ndeshje.