Futsal Shkupi mbrëmë në palestrën “Kale” mundi skuadrën kampione të Uellsit, Cardiff University me rezultatin 5:0, duke konfirmuar pretendimet për pozitën e parë në grupin “B” paraeliminatorë të Ligës së Kampionëve, ku përveç Futsal Shkupit dhe Cardiff, marrin pjesë edhe Lokomotiv Daugavpils nga Letonia dhe Encamp nga Andorra, njofton “infOSport.mk”.
Në nja atmosferë mjaft të bukur dhe një numri të konsiderushëm tifozësh Futsal Shkupi pati dominim absolut ndaj skuadrës uellsiane, që në asnjë moment nuk rrezikoi portën e “pëllumbave” nga Çairi.
Golat nga ndeshja Futsal Shkupi – Cardiff University 5:0
Golat nga ndeshja Futsal Shkupi – Cardiff University 5:0_________________________________Ndeshja e parë dhe fitorja e parë në kuadër të turneut parakualifikues të Ligës së Kampionëve, ku shpresojmë të vazhdojmë në të njëjtin ritëm edhe në dy ndeshjet e rradhës të grupit "B", ku fillimisht sonte me fillim në ora 20:00 do të përballemi me kampionët e Andorrës, Encamp, ndërkohë me 31 gusht do të jetë edhe ndeshja vendimtare kundër skuadrës letoneze të Lokomotiv Duavapipls.
Публикувахте от Futsal Shkupi в Четвъртък, 29 август 2019 г.
Ismet Ceka ishte autorë i dy golave në këtë përballje, ndërsa nga një gol realizuan Ferid Agushi, Aleksandar Gligorov dhe Nikolla Dimovski.
Sonte po në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë (20:00h), Futsal Shkupi do të përballet me kampionët e Andorrës, Encamp, ndërkohë me fillim në ora 17:30 mejdanin do të ndajnë Cardiff Univeristy dhe Lokomotiv Daugavpils. Këta të fundit dje mundën Encamp me rezultatin 7:3, ashtu që bashkë me Futsal Shkupin udhëheqin tabelën e klasifikimit pas ndeshjeve të xhiros së parë.