Skuadra kampione e Shkëndijës edhe në ndeshjen e tretë të sezonit të ri nuk ka arritur që të fitojë, shkruan “infOSport.mk”. Skuadra e Qatip Osmanit në ndeshjen e saj të parë në Tetovë gjatë këtij edicioni, barazoi 1:1 ndaj Makedonija GJ.P., skuadër kjo e cila e para kishte kaluar në epërsi falë golit të brazilianit Padu në minutën e 38-të.
Braziliani Padu kalon në epërsi Makedonija Gj.P përballë Shkëndijës
Braziliani Padu kalon në epërsi Makedonija Gj.P përballë ShkëndijësSHKËNDIJA – MAKEDONIJA GJ.P 0:1 (Padu 38')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 25 август 2019 г.
Ky gol edhe njëherë tjetër dëshmoi formën jo të mirë të futbollistëve të Shkëndijës, të cilët duheshe të reagojnë shumë më ndryshe, e në veçanti mbrojtësi Çeshmexhiev.
Këtij goli të mysafirëve nga Shkupi, iu kundërpërgjigjë shumë shpejtë mbrojtësi Egzon Bejtullai, i cili me kokë shënoi në rrjetën e Jovanovskit.
Egzon Bejtullai shënon golin e parë për Shkëndijën këtë edicion
Egzon Bejtullai shënon golin e parë për Shkëndijën këtë edicionSHKËNDIJA – MAKEDONIJA GJ.P 1:1(E. Bejtullai 41')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 25 август 2019 г.
Pjesa e dytë nuk dhuroi asnjë gol, edhe pse dëshira e futbollistëve vendas ishte shumë e madhe për të arritur deri tek tre pikëshi, mirëpo kur sulmuesit nuk janë në formën e tyre më të mirë, atëherë është e vështirë të konsiderosh në pikë. Besarti tentoi gjatë pjesës së parë, ndërsa Agimi në të dytën, mirëpo as njëri, e as tjetri nuk arritën të gëzojnë tifozët e tyre, njëjtë sikurse edhe pjesa tjetër e skuadrës.