Bersant Celina ka shënuar edhe golin e dytë në vazhdimësi për Suonsin në Çampionship, duke konfirmuar formën e tij të mirë në të cilën ndodhet, shkruan “infOSport.mk”.
Pas golit të shënuar 4 ditë më parë ndaj Kuins Park Renxhersit, sulmuesi kosovar realizoi edhe një gol tjetër, kësaj rradhe në fitoren 3:0 të skuadrës së tij ndaj Birmingamit.
22-vjeçari e pranoi një top nga Van der Hoorn dhe me tu futur në zonë goditi fuqishëm për të shënuar golin e dytë për Suonsin, për të cilën skuadër dy golat tjerë i realizuan Nauton (63’) dhe Baston (75’) nga penaltia.
Falë kësaj fitore Suonsi barazohet në renditje me Lids Junajtedin, dy skuadra këto ë pas 5 xhirove të para në Çampionship kanë tubuar nga 13 pikë.
Rikujtojmë Lids Junajted gjatë ditës së djeshme po me rezultatin 3:0 mundi Stouk Sitin si mysafir, ndërsa një gol në këtë ndeshje realizoi edhe futbollisti shqiptarë nga vendi ynë, Ezgjan Alioski.