Futbollistët e Struga Trim Lum me shumë vetëbesim futen për takimin e sotëm kundër Sileksit, ndaj së cilës skuadër kërkojnë tre pikët e rradhës, njofton “infOSport.mk”. Një ndër futbollistët e palodhshëm te skuadra strugane, Flamur Tairi në prag të sfidës me skuadrën nga Kratova ka folur për portalin tonë, duke potencuar se në këtë ndeshje në shprehje vjen vetëm fitorja, e cila do të gëzonte gjithë tifozët strugan.
“Do të jetë ndeshje shumë e vështirë, por neve synojmë 3 pikët e plota. Premtoj se do të japim maksimumin për të arritur qëllimin tonë dhe në fund të kënaqim tifozërinë strugane” – u shpreh mesfushori i Struga Trim Lum, Flamur Tairi.
Rikujtojmë Struga Trim Lum dhe Sileksi në prag të këtij sezoni ishin takuar në një miqësore në Gostivar, që ishte mbyllur me barazimin 1:1. Mbetet të shihet se si do mbyllet takimi i sotëm, i cili starton në ora 17:00 dhe i njëjti do të transmetohet drejtëpërdrejtë në TVM dhe Arena Sport.