Struga Trim Lum gjatë ditës së sotme do të zhvillojë ndeshjen e saj të dytë si vendas në kuadër të sezonit të ri në elitën e futbollit vendor dhe gjithsej të tretën, ku deri më tani ka regjistruar një fitore dhe një disfatë, njofton “infOSport.mk”.
Fitoren e tyre të parë historike ata e morrën në ndeshjen e parë si vendas kundër Rabotniçkit, ndërsa pikërisht edhe sot para publikut të tyre ata dëshirojnë të nxjerrin më të mirën dhe në fund ti gëzohen fitores që do ju shtonte atyre edhe më shumë vetëbesimin në këtë sezon debutues.
“Na pret një kundërshtarë i vështirë, ata vijnë nga fitorja me Shkëndijën dhe me siguri se janë shumë të motivuar. Këshutqë do na duhet të hymë në fushë me përqëndrim dhe të motivuar në maksimum, që në fund të dalim me rezultat pozitiv nga ky takim që e zhvillojmë para shikuesve tanë” – tha enkas për “infOSport.mk” kapiteni i Struga Trim Lum, Nijas Lena.
Takimi midis Struga Trim Lum dhe Sileksit starton në ora 17:00 ndërsa e njëjta do të drejtohet nga arbitër shkupjan, me në krye Konstantin Vlaho.