Përfaqësuesja U18 e Maqedonisë që udhëhiqet nga strategu shqiptarë, Shkumbin Arsllani ka shënuar fitore në ndeshjen e saj të dytë në kuadër të turneut “Vaclav Jezhek” në Republikën Çeke, njofton “infOSport.mk”.
Talentët “verdhekuq” mundën Sllovakinë me rezultatin 3:2, në një ndeshje ku shkëlqeu futbollisti shqiptarë, Behar Feta.
Shkupjani fillimisht në minutën e26-të barazoi shifrat në 1:1, duke iu përgjigjur golit të Tomash Rigo në fillim të takimit, ndërsa po i njëjti në minutën e 30-të përfitoi një penalti, të cilën në gol e shndërroi Luka Stankovski.
Në pjesën e dytë sllovakët në minutën e56-të barazuan shifrat në 2:2 falë golit të shënuar nga Mojzhish, ndërkohë edhe pse nga minuta e 80-të Maqedonia U18 luajti me një futbollistë më pak në fushë, pas përjashtimit të Metodi Maksimov (dy kartonë të verdhë), arriti që të shënojë fitore 3:2, falë golit të shënuar nga rezervisti Mario Ilievski.
Në një aksion të njëjtë, përmes kundërsulmit, që e udhëhoqi talenti i FC Shkupit, Hamza Ramani, Ivan Nikolov doli i vetmuar para portierit kundërshtarë, mirëpo edhe pse e kaloi, nuk arriti që ta mposhtë, me ç’rast në fund ndeshja u mbyll me fitore minimale 3:2 të Maqedonisë, transmeton “infOSport.mk”.
Rikujtojmë gjatë ditës së djeshme të përzgjedhurit e trajnerit Shkumbin Arsllani u mundën nga Ukraina, skuadër kjo që udhëheq grupin “B” me 4 pikë, një më shumë se Maqedonia e vendit të dytë, ndërsa Sllovakia ndodhet në pozitën e fundit. Ndeshjen e fundit Maqedonia U18 do ta zhvillojë me 24 gusht kundër Hungarisë, ndeshje kjo që do të luhet për vendin e tretë në kuadër të turneut “Vaclav Jezhek”.
Formacioni i parë i Maqedonisë U18: |
12. Ivan Nikollovski; 4. Dimitar Todorovski (kap.), 5. Aleksandar Gjurkoski, 7. Behar FETA, 9. Azer Omeragiç, 11. Metodi Maksimov, 13. Benjamin DALIPI, 15. Imran FETAI, 16. Altrim JAKUPI, 18. Ljavdrim LATIFI, 20. Luka Stankovski |