FC Shkupi nesër përballet me Teteksin në kuadër të ndeshjes së parë të edicionit të ri të Kupës së Maqedonisë së Veriut. Objektivi i skuadrës nga Çairi është të qëndrojë sa më gjatë në këtë kompeticion, duke dashur që nga nesër të marrim rezultat pozitiv që na sjell fillimisht kualifikim në raundin e dytë.
“Kemi nesër ndeshjen e parë të Kupës dhe luajmë kundër Teteksit. Në situatë kur kualifikimi caktohet me një ndeshje, ne do të mundohemi të japim maksimumin për të fituar dhe të sigurojmë raundin e dytë. Ambiciet tona në Kupë këtë sezon janë që të arrijmë sa më lartë. Shpresojmë që me fitore në ndeshjen e nesërme ta rikthejmë vetbesimin në skuadër pas asaj humbje me Rabotniçkin dhe të vazhdojmë drejt sukseseve tjera”, ka thënë për kanalin zyrtar të klubit, Fati Ismaili.
Ndeshja FC Shkupi-FK Teteksi do të luhet të mërkurën në stadiumin e Çairit, duke nisur nga ora 17:00 dhe e njejta do të zhvillohet pa publik për shkak të punimeve në tribunën e vjetër.