Supergoli i Vedat Muriqit ndaj Gaziantep (VIDEO)

Vedat Muriqi e ka nisur me gol aventurën e tij me fanellën e Fenerbahçes në Superligën turke, njofton “infOSport.mk”. Sulmuesi kosovar realizoi golin e dytë në fitoren 5:0 të skuadrës së tij, që në këtë mënyrë sezonin e ri 2019/2020 e nisi me stil.

Fillimisht Viktor Moses në minutën e 6-të nga pika e bardhë realizoi golin e parë për Fenerbahçen, ndërsa i njëjti nuk doli të jetë i saktë nga penaltia në minutën e 13-të.

Mirëpo nuk vonoi shumë dhe vetëm 4 minuta më pas, Vedat Muriqi realizoi golin e dytë për Fenerbahçen. Sulmuesi shqiptarë pasi pranoi një asist në zonën kundërshtare nga ana e Emre Belezoglu, me të majtën e tij lëshoi një predhë të vërtetë që nuk gjeti kundërpërgjigje nga ana e portierit kundërshtarë, Guvenc.

Ky gol ju dha edhe më shumë krahë futbollistëve vendas, të cilët në minutën e 24-të përfituan edhe penaltinë e tretë, të cilën në mënyrë të saktë e ekzekutoi veterani Emre Belezogllu.

Ky gol doli të jetë i fundit gjatë 45 minutave të para, ndërsa në pjesën e dytë Dirar  (74’) dhe Kadioglu (88’) shënuan edhe dy gola të tjerë për Fenerbahçen, skuadër kjo që realizoi fitoren më të thellë në kuadër të javës së parë në Superligën turke, ku vlen të ceken disfatat e tre skuadrave të para në tabelë gjatë edicionit të kaluar, Galatsaraj, Bashakshehir dhe Beshiktash.

Leave a Reply