Renova ka shënuar fitore 2:1 në ndeshjen e javës së dytë kundër Struga Trim Lum, duke regjistruar në këtë mënyrë edhe fitoren e dytë nga po aq ndeshje dhe duke marrë kryesimin në renditjen e LPFM-së, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra tetovare shënoi fitore 2:1, edhe atë falë një goli të shënuar nga Ilirid Ademi vetëm 6 minuta para fundit të takimit.
Remzifaik Selmani në minutën e 30-të kaloi në epërsi ekipin “bardhekaltër”, që pjesën e parë e mbylli me epërsi 1:0, ndërsa vetëm pas 5 minutave lojë në pjesën e dytë, Dejan Cvetanoski barazoi shifrat në 1:1.
Golin e fitores dhe të parin me fanellën e Renovës në një ndeshje zyrtare e shënoi Ilirid Ademi.
Me këtë fitore Renova tashmë kryeson renditjen e vetme me 6 pikë, duke lënë pas vetes Makedonija GJ.P dhe Akademia Pandevin, që barazuan pa gola në ndeshjen e zhvilluar në Shkup.
Me barazim pa gola u mbyll edhe ndeshja në Veles midis Borecit dhe Vardarit.
LPFM – Java II | |||||||||||||||
|