Shkëndija ka pësuar edhe disfatën e dytë nga po aq ndeshje në start të sezonit 2019/2020 në LPFM, njofton “infOSport.mk”.
Kampionët në fuqi të vendit pësuan në transfertën nga Sileksi (1:0), për të cilën skuadër golin e vetëm e realizoi Filip Duranski në minutën e 48-të.
Në këtë mënyrë skuadra nga Kratova ndërpreu serinë prej 14 ndeshjeve pa fitore ndaj Shkëndijës, skuadër kjo që dominonte viteve të fundit përballë Sileksit.
Shkëndija në kuadër të xhiros së tretë do të përballet me Makedonija GJ.P, ndërkohë Sileksi do të jetë mysafir i Struga Trim Lum.