Ylli i ri i Kosovës, Muslija shënon në fitoren e Hanoverit (VIDEO)

Ylli i ri i përfaqësueses së Kosovës, Florent Muslija ka shënuar një super-gol në fitoren 3:0 të Hanoverit në udhëtim te Vehen, njofton “infOSport.mk”.

Muslija e ka nisur furishëm sezonin e ri në nivelin e dytë gjerman. Ai rrugën e golit e gjeti në minutën e 56’, pas një kundërsulmi të shpejtë të Hanoverit, për të cilën skuadër dy golat tjerë i realizoi Duksh (28’, 76’).

Kujtojmë se Florent Muslija ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën, dhe në shtator do të grumbullohet nga trajneri Bernard Çallandes.

 

Leave a Reply