Broja shkëlqen me fanellën e Çelzit U18

Sulmuesi i Kombëtares shpresa të Shqipërisë, Armando Broja, po vazhdon të shkëlqejë në startin e sezonit të ri me fanellën e ekipit të Çelzit, U18, njofton “infOSport.mk”.

Broja pas dy xhirove të para ka arritur të shënojë 4 gola, nga dy në secilën ndeshje. Fillimisht Broja doli të jetë hero i “bluve” të Londrës në derbin lokal ndaj Arsenalit, kur falë “dopietës” së tij Çelzi shënoi fitore 2:1, ndërkohë në ndeshjen e sotme të zhvilluar ndaj Uest Ham, dy golat e tij ndihmuan skuadrën nga “Stemford Brixh” të shënojë fitore 4:3.

Broja golin e tij të parë e shënoi në minutën e 47-të nga pika e bardhë, ndërsa në të 64-tën shënoi edhe golin e dytë personal dhe të katërtin për Çelzin.

Pas dy xhirove të para skuadra e Çelzit U18 ndanë pozitën e parë bashkë edhe me Brajtonin, me të cilën skuadër kanë edhe gol-averazh të njëjtë, 6:4.

Leave a Reply