Rabotniçki dhe FC Shkupi sot hapin javën e dytë në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.
Të entuziazmuar me fitoren e madhe në ndeshjen e tyre të fundit në arenën “Todor Proeski”, FC Shkupi në këtë ndeshje në kuadër të kampanjës se re shkon me objektivin e tri pikëve, duke kërkuar fitoren e dytë në sezonin e ri, pas asaj me Borecin të luajtur një javë më parë.
Trajneri Karan edhe për këtë sfidë nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mesfushorit Besar Iseni, ndërsa jashtë grupit kanë mbetur edhe dy futbollistët e lënduar si Enes Azizi dhe Besir Ramadani që ndodhen jasht terreneve në fazën e rukuperimit.
Takimi midis Rabotniçkit dhe FC Shkupit do të luhet sot me fillim në ora 17:00 në arenën “Todor Proeski”.