Sezoni i ri 2019/2020 nuk ka nisur mbarë për kampionët e Barcelonës, të cilët sonte u dorëzuan në Bilbao pa Lionel Messin, njofton “infOSport.mk”.
Atletik Bilbao shënoi fitore minimale 1:0, falë një goli të shënuar nga veterani 38-vjeçar Aritz Aduriz në minutën e 89-të.
Aduriz shënoi një “golazo” të vërtetë, duke rikujtuar në ditët e tij më të mira dhe duke dëshmuar se klasi nuk ka të bëjë me vitet.
Pas këtij goli Barcelona tentoi që të barazojë, mirëpo koha nuk mjaftonte, ashtu që “katalunasit” u dorëzuan në ndeshjen e parë të sezonit të ri.
Një gjë e tillë skuadrës nga “Kamp Nou” nuk i ndodhte që nga 31 gushti i vitit 2008.