Liverpulli kurorëzohet edhe me një titull tjetër europian (VIDEO)

Liverpulli ka arritur që të fitojë SuperKupën e Europës për vitin 2019-të, pasi sonte në finalen e zhvilluar në Stamboll në stadiumin “Vodafone Arena” të Beshiktashit mundi Çelzin, edhe atë vetëm pas ekzekutimit të penaltive, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja pas 90-të minutave lojë u mbyll me barazimin 1:1, me Çelzin që avansoi në pjesën e parë, falë golit të shënuar nga Olivie Zhiru në minutën e 36-të, ndërkohë golin e barazimit për Liverpullin e realizoi Sadio Mane në minutën e 48-të.

I njëjti futbollistë në minutën e 5-të, të shtesës së parë, dy herë nga 15 minuta për herë të parë kaloi në epërsi Liverpullin e tij, mirëpo shumë shpejtë erdhi kundërpërgjigja nga ana e futbollistëve të Çelzit, që përmes Zhorzhinjos në minutën e 101-të barazuan shifrat në 1:1.

Zhorzhinjo golin e barazimit e gjeti nga penaltia, aty ku “blutë” e Londrës dështuan të fitojnë trofeun e SuperKupës, pasi humbën me rezultatin 5:4.

5-shja e Liverpullit, Firminjo, Fabinjo, Origi, Aleksander Arnold dhe Sallah ishin të pagabueshëm, ndërsa të pagabueshëm ishin edhe 4 ekzekutuesit e parë të Çelzit, si Zhorzhinjo, Barkli, Mount dhe Emerson, mirëpo jo edhe sulmuesi Abraham, i cili nuk arriti që të mposhtë portierin Adrian, i cili në fund u shndërrua në heroin e Liverpullit, që sezonin e ri e nis me një super trofe, pas atij të Ligës së Kampionëve vitin e kaluar, transmeton “infOSport.mk”.

Ndryshe ishte ky trofeu i 6-të i fituar nga anae Liverpullit në kuadër të SuperKupës, ndërsa për Çelzin takimi i sontëm doli të jetë një reprizë e finales së vitit 2013-të, kur pas ekzekutimit të penaltive ishte mundur nga Bajerni i Munihut.

Leave a Reply