Liverpulli dhe Çelzi e mbyllin me barazim, vazhdime në Stamboll (VIDEO)

Liverpulli dhe Çelzi gjatë 90-të minutave të rregullta në “Vodafone Arena” kanë barazuar me rezultatin 1:1, ashtu që fituesin e SuperKupës së Europës për këtë vit do ta vendosin vazhdimet dy herë nga 15 minuta, apo ndoshta edhe penaltitë, njofton “infOSport.mk”.

Liverpulli edhe përkundër faktit se krijoi më shumë raste gjatë 45 minutave të para, ishte Çelzi që këtë fraksion e mbylli në favorin e saj falë golit të shënuar nga Olivie Zhiru në minutën e 36-të.

Liverpulli barazimin e arriti vetëm pas 3 mintave lojë në pjesën e dytë, kur Sadio Mane, i’a doli të shënojë në rrjetën e Kepa, i cili pak më vonë foli të jetë hero i “bluve” të Londrës pas disa tentativave të futbollistëve të trajnerit Jurgen Klop.

Fundi i takimit i takoi Çelzit, skuadër kjo që përmes të riut Mount shënoi në rrjetën e Adrian, mirëpo i njëjti u anulua për shkak pozitës jashtë loje.

Tashmë mbetet të shohim nëse fituesi do të vendoset në 30 minutat lojë që pasojnë, dy herë nga 15 minuta apo do të jetë ruleti i penaltive që do të përcaktojë fituesin e SuperKupës së Europës për vitin 2019-të.

Leave a Reply