Tetovari Bajrami edhe zyrtarisht pjesë e Empolit

Futbollisti me origjinë nga Tetova, Nedim Bajrami, ka bërë një hap të madh në karrierën e tij, teksa është prezantuar te skuadra e Empolit, njofton “infOSport.mk”.

20-vjeçari Bajrami te Empoli transferohet nga Grashopersi, te e cila skuadër ka kaluar të gjitha grupmoshat, për të arritur deri te ekipi i parë. Ai gjithashtu ka qenë pjesë edhe e skuadrave zinxhir të përfaqësueses së Zvicrës, ndërsa te Empoli do të luaj në formë huazimi.

Ai sezonin e kaluar me fanellën e Grashopersit në elitën e futbollit zviceran regjistroi 33 ndeshje dhe 2 gola të shënuar.

 

Leave a Reply