Futbollisti kërçovarë, Ardian Cuculi i ka dhënë fund qëndrimit të tij te Kukësi. Edhe pse një foto e përbashkët mes tij dhe drejtorit sportiv të Kukësit, Nderim Nexhipi e bërë në Kërçovë gjatë ditës së djeshme kur Kukësi po zhvillonte miqësoren me Vëllazërimin, bëri që të mendojmë vazhdimin e qëndrimit të Cuculit te skuadra nga Verilindja e Shqipërisë, ka qenë vetë futbollisti që përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar ndarjen përfundimtare me nënkampionët e Shqipërisë.
“Faleminderit Kukësi, ishte kënaqësi të vesh fanellën tuaj”, kishte shkruar Cuculi, i cili me shumë gjasa karrierën e tij do ta vazhdojë në elitën e futbollit kosovar.
Është skuadra e Dritës ajo që e pret krahëhapur mbrojtësin kërçovarë, i cili pak ditë më parë, ishte në bisedime edhe me Prishtinën.