Pasi kishte referuar në finalen e Kupës së Botës së vajzave, francezja Stefanie Frapart do të jetë në qendër të vëmendjes, pasi sonte do të ndajë drejtësinë në finalen e madhe të SuperKupës së Europës, aty ku mejdanin do të ndajnë dy skuadrat angleze, Liverpulli, fitues i Ligës së Kampionëve për edicionin e kaluar, dhe Çelzi, fitues i Liga Europa.
Frapart ka referuar në ndeshje të djemve edhe më parë, duke e bërë debutimin në një ndeshje të “Ligue” me 1 prill të këtij viti, por gjithsesi se kjo do të jetë sfida më e madhe për arbitren 35-vjeçare nga Franca.
Ndeshja midis Liverpullit dhe Çelzit starton në ora 21:00 dhe e njëjta do të zhvillohet në “Vodafone Arena”, aty ku ndeshjet si nikoqir i zhvillon skuadra e Beshiktashit.