Renova e ka mbyllur në mënyrën më të mirë sezonin 2016/2017, duke shënuar fitore në ndeshjen e fundit në transfertë ndaj Pobedës me rezultatin 3:0, njofton “infOSport.mk”.
Futbollistët vendas të Pobedës pas 5 fitoreve të njëpasnjëshme që ju siguruan atyre mbijetesën në elitën e futbollit vendor sot përballë Renovës u dorëzuan shumë lehtë.
Futbollisti i talentuar i Renovës, Remzifaik Selmani ishte figura qendrore gjatë 45 minutave të para, kur edhe shënoi të dy golat për skuadrën nga Xhepçishti (22’, 42’), ndërsa fitoren e tyre në këtë ndeshje e konfirmoi Mexhit Neziri me golin e realizuar në minutën e 77-të nga pika e bardhë.
Ishte ndryshe kjo fitorja e 13-të në kampionat për ekipin nga Xhepçishti, që këtë edicion e mbylli në pozitën e 5-të me 52 pikë, po aq sa ka edhe Pelisteri në pozitën e katërt.