Fundjavën që vjen do të startojë edicioni i ri futbollistik në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, aty ku Shkëndija do të tentojë të mbrojë titullin e vitit të kaluar, njofton “infOSport.mk”.
Për shkak festës së Kurban Bajramit, shumica e ndeshjeve të kësaj jave do të zhvillohen të shtunën, me përjashtim nga ndeshja midis dy skuadrave shkupjane, Vardarit dhe Makedonija GJ.P, që në program do të jetë të dielën.
Pikërisht kjo ndeshje do të transmetohet drejtëpërdrejtë në ekranin e Arena Sport dhe Televizionit shtetëror të Maqedonisë me fillim në ora 17:30, njëjtë sikurse edhe ndeshja midis Akademia Pandev dhe Shkëndijës, që pritet të kondirmohet, nëse e njëjta do të zhvillohet të shtunën, apo të hënën.
Sa u përket tre përballjeve tjera, që të trija në program janë të shtunën, edhe atë në Tetovë, ku Renova do të mirëpret Sileksin, pastaj në Struga, ku debutuesit e Struga Trim Lum do të përballen me Rabotniçkin, ndërkohë në Çair, FC Shkupi do të jetë nikoqir i Borecit, skuadër kjo që në mesin e më të mirëve rikthehet pas plotë 18-të viteve, transmeton “infOSport.mk”.
Edhe ndeshjet e së shtunës, që të gjitha do të startojnë në ora 17:30.