Renova ende nuk e ka dhënë fjalën e fundit, kur janë në pyetje emrat e rinj të futbollistëve te kjo skuadër, njofton “infOSport.mk”.
I fundit që i është bashkuar skuadrës nga Xhepçishti, është Jasir Selmani, i cili vjen nga rradhët e Gostivarit. Ai te Renova vjen si agjent i lirë, ndërsa do të jetë kjo hera e dytë që do të veshë fanellën “bardhekaltër”, pas sezonit 2015-2016.
Ndryshe karrierën e tij, Selmani e kishte nisur te Shkëndija, ndërsa gjithashtu kishte provuar veten edhe në Shqipëri me Vllazninë e Shkodrës dhe në Kosovë me Ferizajin.
Ai para se të kthehej në vendlindje gjatë janarit të këtij viti, ishte pjesë e skuadrës daneze të Herlev, ndërsa gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e skuadrës norvegjeze të Follo FK, transmeton “infOSport.mk”.
Në elitën e futbollit vendor, Selmani numëron 91 ndeshje dhe 9 gola të shënuar, ndërsa vlen të theksohet se ishte pjesë e asaj gjenerate të artë të Shkëndijës, kur në sezonin 2010-2011 për herë të parë ishin shpallur kampion të Maqedonisë së Veriut.