Skuadra e Ferizajit ka vendosur për trajnerin e ri, i cili do të udhëheq këtë skuadër në sezonin e ri futbollistik në elitën e futbollit kosovar, njofton “infOSport.mk”. Bëhet fjalë për Bekim Isufin, i cili në sezonin 2017/2018 doli kampion me Dritën e Gjilanit, ndërsa që pas shkarkimit të tij në fillimin e sezonit të kaluar, ai ishte i papunë.
Lajmin për emërimin e tij në postin e trajnerit të Ferizajit, e kanë konfirmuar edhe nga vetë ky klub, përmes faqes zyrtare në “facebook”, ndërsa në këtë post Isufi do të zëvendësojë Bylbyl Sokolin, i cili gjatë pjesës së dytë të sezonit me Ferizajin bëri mrrekullinë, kur nga një skuadër që stiinorin vjeshtorë luftonte për mbijetesë, e bëri që në pranverë të përfundojë në pozitën e 5-të.
Isufi debutimin e tij në bankinën e Ferizajit do ta ketë pikërisht ndaj ish skuadrës së tij, Dritës së Gjilanit, që udhëhiqet nga strategu shkupjan, Ardian Nuhiu.