Skuadra kampione e Anglisë, Mançester Siti shënoi fitore 5:4 ndaj Liverpullit, mirëpo vetëm pas ekzekutimit të penaltive, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me shifrat 1:1, njofton “infOSport.mk”.
Kësisoj “citizens” e nisën mbarë sezonin e ri, duke fituar trofeun e parë, Superkupën e Anglisë, apo ndryshe i njohur si “Kjomjuniti Shild”.
Ish futbollisti i Liverpullit, Rahem Sterling, i dha epërsinë Mançester Sitit, që gjatë pjesës së parë, ndërsa Liverpulli barazimin e arriti në pjesën e dytë, kur edhe kishte më shumë nga loja.
Ishte shtylla në dy raste aleate e Klaudio Bravo, pas goditjeve të Van Dajk dhe Mohamed Sallah, teksa golin e barazimit, të besuarit e Jurgen Klop e gjetën në minutën e 77-të me anë të Zhoel Matip.
Deri në fund të takimit pritjet fantastike të Klaudio Bravos dhe një intervenim i mbrojtësit Kejll Uoker, kur nga vija e golit pastroi topin, duke mos lejuar edhe golin e dytë të Liverpullit, bënë që ndeshja të ju drejtohet penaltive.
Aty ishte vetëm Zhorzhinjo Vajnaldum i Liverpullit që gaboi, ndërsa futbollistët e Sitit dolën të jenë të gjithë të saktë, duke ngritur kështu lartë trofeun e parë të sezonit 2019/2020.
Liverpool: |
Xherdan Shaqiri ✅, |
Georgino Ëijnaldum ❌, |
Adam Lallana ✅, Oxlade-Chamberlain ✅, |
Mohamed Salah ✅. |
Manchester City: |
Ilkay Gundogan ✅, |
Bernardo Silva ✅, Phil Foden ✅, |
Oleksandr Zinchenko ✅, |
Gabriel Jesus ✅. |