Totenhami fiton “Audi Cup”, lum golash në ndeshjen Real M.-Fenerbahçe (VIDEO)

Totenhami ka fituar edicionin e sivjetshëm të “Audi Cup”, që për çdo vit organizohet në “Alianc Arena”, me organizatorë skuadrën e Bajern Munihut, shkruan “infOSport.mk”.

Pikërisht skuadra “bavareze” luajti në finalen e madhe të këtij edicioni, aty ku mposht nga Totenhami, edhe atë në ruletin e penaltive, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me barazimin 2:2.

Skuadra angleze falë golave të shënuar nga Erik Lamela (19’) dhe Kristian Eriksen (59’) arriti epërsi prej dy golash, mirëpo skuadra gjermane u rikthye në lojë falë golave të shënuar nga Jan Fite Arp (62’) dhe Alfonso Dejvis (82’).

Gjatë ekzekutimit të penaltive, anglezët u treguan më të suksesshëm dhe në fund fituan me rezultatin 6:5.

Ndërkohë në finalen e vogël të këtij turneu të zhvilluar më herët, Reali i Madridit në një super ndeshje me plotë 8 gola të shënuar, mundi Fenerbahçen e Vedat Muriqit me rezultatin 5:3.

Figurë kryesore e këtij takimi doli të jetë sulmuesu francez, Karim Benzema, i cili realizoi “hat-trik” me Realin, për të cilën skuadër nga një gol shtuan edhe Naço dhe Mariano, ndërkohë autorë të golave për Fenerbahçen, dolën të jenë, Gari Rodrigez, Nabil Dirar dhe Ozan Tufan.

 

Leave a Reply